Lajme
IDF me njoftim zyrtar rreth operacionit për eliminimin e Sinwar
Demokracia
19:11 | 13 Maj 2025

Share:

Përmes njoftimit kuptohet se ka pasur një operacion të gjerë, por nuk bëhet me dije nëse Sinwar është eliminuar apo jo.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë dalë me një njoftim zyrtar sa i takon një operacioni në shkallë të gjerë në Gaza, ku mendohet se është eliminuar Mohammed Sinwar, lideri i ri ushtarak i Hamasit, vëllai i ish-liderit ushtarak të Hamasit, Yahya Sinwar.

Përmes njoftimit kuptohet se ka pasur një operacion të gjerë, por nuk bëhet me dije nëse Sinwar është eliminuar apo jo.

Aty shkruhet:

IDF dhe ISA kryen një sulm të saktë ndaj terroristëve të Hamasit në një qendër komande dhe kontrolli, të vendosur në një vendndodhje nëntokësore të infrastrukturës terroriste poshtë spitalit evropian në Khan Yunis, në jug të Gazës, pak kohë më parë.

Hamasi vazhdon të përdorë spitalet në Gaza për aktivitete terroriste, duke demonstruar përdorimin e tij cinik dhe brutal të popullsisë civile në spital dhe rrethinat e tij.

Para dhe gjatë sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve dhe infrastrukturës civile, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencën shtesë.

IDF dhe ISA do të vazhdojnë të veprojnë për të hequr çdo kërcënim për civilët e Shtetit të Izraelit.

Të ngjashme