Auto&Tech
Ideja e radhës së Elon Musk është një restorant
Demokracia
11:29 | 07 Qershor 2021

Share:

Kohët e fundit janë zbuluar planet e Elon Musk për të hapur një restorant Tesla drive-in bashkë me aplikimin e tij për një trademark të ri.

Në 2018 CEO tregoi se po konsideronte hapjen e një “old school drive-in” në Los Angeles të bazuar në pikën Supercharger të Teslas.

Dhe ish-drejtuesi i departamentit të teknologjisë në Tesla, JB Straubel, në një deklaratë gjatë konferencës FSTEC në 2017-ën, pranoi se prodhuesi i makinave mund të futet në industrinë e ushqimit. Straubel tha se Tesla kërkon t’i kthejë pikat e karikimit në dyqane full-service që shërbejnë ushqime.

Dhe pse kanë kaluar 4 vite që nga ajo kohë, nuk ka ende asnjë plan zyrtar rreth krijimit të këtij restoranti. Sipas Electrek, Tesla ka aplikuar për të përdorur emrin e saj për të mbuluar kategoritë e shërbimeve në restorante si shërbimet pop-up, self-service dhe take-out restaurant services.

Mendohet se aplikimi në United States Patent and Trademark Office u bë të enjten e kaluar, në datën 27 maj. Musk do t’i duhet të presë pak kohë deri sa të marrë dritën jeshile, pasi ky aplikim nuk do të rishikohet nga përfaqësuesit ligjor të paktën deri në fund të gushtit.

 

 

 

Të ngjashme