Auto&Tech
ID Buzz, mikrobusi elektrik nga kompania Volkswagen
Demokracia
20:21 | 30 Mars 2021

Share:

Volkswagen ka zbuluar disa detaje rreth mikrobusit ID Buzz, koncepti i të cilit u bë publik për herë të parë në vitin 2017.

Versioni bazë i kësaj makine elektrike me shumë mundësi do të ketë aktive gomat e pasme dhe do të ofrojë 200 kuaj fuqi, ndërsa një version më i fuqishëm i saj do të ofrojë deri në 300 kuaj fuqi.

Në Europë versioni komercial, që fillimisht u prezantua si Buzz Cargo, do të ketë sensorë dhe software që do të do të bëjnë të mundur veprimin autonom të saj . Ky model do të vijë pas lançimit të modelit fillestar dhe me shumë mundësi do të jetë makina e parë self-driving nga Volkswagen, e cila ka nën drejtim dhe kompani të tjera si Audi, Skoda dhe Porsche.

ID Buzz do të jetë një rikujtim i makinës ikonike që kompania shiti në Amerikën e Veriut midis viteve 1950 – 1980.

Ajo do të shoqërohet nga 3 makina të tjera elektrike si ID 3, ID 4 si SUV kompakt dhe ID 5 coupe. Në tregun e Kinës mund të ketë një ID 6 në të ardhmen.

Intuitive Usability – interior design like a lounge space | Volkswagen  Newsroom

The Day - Volkswagen plans an electric nostalgia trip - News from  southeastern Connecticut

Të ngjashme