Argjentina vazhdon të çmendet për “Wandagate”. Me një lëvizje befasuese, Mauro Icardi ka mbi një javë që e ka mbyllur profilin e tij në Instagram dhe duket se nuk dëshiron të kthehet më aty.
Gjesti shkaktoi shumë polemika, veçanërisht pasi Wanda Nara nuk donte të shpjegonte situatën, duke u kufizuar në përgënjeshtrimin e thashethemeve për një krizë të re martesore me disa foto familjare.
Gjithçka ndodhi natën e së shtunës së kaluar, me sulmuesin e PSG-së, i cili kishte ndërprerë ndjekjen e gruas së tij në këtë rrjet social dhe më pas mbylli përfundimisht llogarinë e Instagramit me 8 milionë ndjekës.
Nëse gjesti kishte ngjallur thashetheme për një skandal të ri, pas tradhtisë me China Suarez, Ana Rosenfeld, avokatja e showgirl-it nga Buenos Aires u kujdes për t’i sqaruar gjërat. Sipas Rosenfeld, arsyeja pse Icardi çaktivizoi profilin e tij në Instagram është rreptësisht personale:
“Ai vendosi të çaktivizohej. Të gjithë po e pyesnin për gjërat dhe ai ishte mjaftuar me atë që rrëfeu gjatë programit televiziv argjentinas “A la tarde”. – Ndihej shumë fajtor për gjithçka që doli në publik dhe për momentin nuk është mirë që të ketë kontakt virtual me ndjekësit”.
Avokatja e Wanda Nara gjithashtu mohoi se gruaja e kishte kapur Icardi nduke parë fotot e publikuara nga China Suarez: “E mohoj kategorikisht. Si e ka marrë Wanda këtë situatë? Ata e dinë shumë mirë si e ndajnë jetën private.
Përfundojnë në faqet e mediave shpesh si familje për shkak se janë çift komercial. Wanda nuk do t’ia ndalonte kurrë burrit që të kishte Instagram, por mendoj se janë mirë sot”