Prishtina dhe Drenica kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipet u ndan 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Abdulah Ibrakoviq, trajneri i Prishtinës ka thënë pas ndeshjet se gabimet në mbrojtje po i kushtojnë ekipit të tij.
“Shumë gabojmë në mbrojtje, kjo po na ndodhë në shumë ndeshje. Duhet të bëjmë më të mirën me këtë që e kemi. Nuk kemi gjetur zgjedhje ndaj mbrojtjes së fortë të Drenicës”, ka thënë Ibrakoviq për ArtSport./Demokracia.com/