Sport
Ibrakoviq justifikohet pas humbjes ndaj Dritës: Skuadra ishte e lodhur
Demokracia
16:08 | 20 Mars 2022

Share:

Prishtina ka pësuar humbje të pastër nga Drita në Gjilan, në derbin e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit u mposhtën 2:0 nga Drita në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq pas ndeshjes u shpreh shkurtimisht duke theksuar se skuadra ishte e lodhur dhe se sipas tij, ata pranuan gola naiv.

“Kemi pasur telashe me lodhjen, secili top ka shkuar prapa. Nuk ka pasur arsye të pranojmë gola kaq naiv. Lojtarët po ashtu nuk kanë reaguar mirë”, theksoi Ibrakoviq pas ndeshjes në Art Sport. /Demokracia.com/

Të ngjashme