Një nga ndeshjet kryesore të xhiros së 21-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit u mbyll pa fitues
Ndeshja e cila u zhvillua në Suharekë u mbyll 2:2, anise Gjilani gëzonte epërsi të dyfishtë, raporton Demokracia.com.
Kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e barabartë, ngase sipas tij, Prishtina është dashur të arkëtojë pikët e plota në këtë duel.
“Nuk mendoj se është rezultat i drejtë 2:2. Sot është dashur ta fitojmë ndeshjen. Në penalltinë që e shkaktuam në pjesën e parë, ishim shumë naivë. Por sot lojtarët shfaqën karakterin që Prishtina duhet ta ketë”, ka thënë Ibrakoviq për Art Sport./Demokracia.com/