Sport
Ibrahimoviq: Unë jam si vera,  sa më i vjetër aq më i mirë
Demokracia
16:04 | 19 Shkurt 2021

Share:

Ylli i futbollit, suedezi i natyralizuar Zlatan Ibrahimoviq, është i njohur për deklaratat e tij të guximshme të cilat kanë gjithmonë influencë tek adhuruesit e futbollit, transmeton Demokracia.com.

Në deklaratat e tij të fundit para ndeshjes me Interi ai foli për formën e tij duke thënë: “Unë jam si vera, sa më i vjetër, më i mirë bëhem”.

Këtë vikend skuadra e Ibras,  AC Milan do të ndeshet me Interi në një superderbi që mund të përcaktojë edhe fatin e kampionati në Serie A.

Ibrahimoviq është më gati se kurrë dhe pret ta udhëheq skuadrën drejt një triumfi të ri. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024