Sport
Ibrahimoviq sërish në qendër të vëmendjes, sulmuesi uron Krishtlindjet në stilin e tij
Demokracia
13:43 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimoviq është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave kontraverse, ndonjëherë edhe në Krishtlindje, sikurse vitin e kaluar kur ai shokoi katolikët në mbarë botën duke postuar një kartolinë urimi në të cilën një dorë e panjohur tregon gishtin e mesit.

Vitin para asaj ai bëri të njëjtën gjë, vetëm atëherë dora ishte nga Babadimri, dhe këtë herë ai vendosi t’i urojë ndjekësit në një mënyrë tjetër.

“Gëzuar Krishtlindjet për ju dhe bashkëshortet tuaja”, shkroi në Instagram sulmuesi 41-vjeçar i Milanit me një foto të trupit të tij në ring.


Ibrahimoviq nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon që kur pësoi një lëndim në gju në fund të majit.

Suedezi ka ende kontratë me kampionin aktual italian deri në fund të sezonit dhe e ka bërë të qartë disa herë se nuk ka në plan të pensionohet kaq shpejt./Demokracia.com/

Të ngjashme