Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.
Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimoviq është shprehur i lumtur me fitoren derisa tregon se çfarë u tha bashkëlojtarëve para ndeshjes.
“U ndjeva shumë më mirë sot. Siç e kam thënë edhe më herët, sa më shumë të luaj, aq më mirë do të jemi”, ka thënë Ibrahimoviq.
“Ju e njihni skuadrën dhe ne krijojmë shumë raste dhe sulmojmë bukur”, tregoi ai.
“Unë u thashë bashkëlojtarëve se nuk kam pse të shënoj gola. U thashë se do t’iu ndihmoj të shënojmë. A do të luaj në ndeshjen e ardhshme? Varet nga trajneri, por unë ndihem mjaft mirë. Jam i kënaqur se si kemi luajtur”, tha “Ibrahimoviq. /Demokracia.com