Sport
Ibrahimoviq pyetet për luftën në Ukrainë: “Është tragjike ajo që po ndodhë, sapo kaluam pandeminë dhe atje nisi lufta”
Demokracia
21:57 | 23 Mars 2022

Share:

Pushtimi rus në Ukrainë është tema kryesore në botë për rreth afër një muaj.

Për këtë temë është pyetur edhe sulmuesi veteran i Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq gjatë konferencës për shtyp të kombëtares skandinave, e cila të enjten do të luajë në “Play-Off” për kualifikime në Kupën e Botës.

Suedia do të luajë kundër Çekisë, ndërsa fituesi i asaj ndeshje do të luajë kundër Polonisë për kualifikimin në Katar, e cila shkoi direkt në finale për shkak të eliminimit të Rusisë, përcjell Demokracia.com.

“Është e vështirë të flasësh në luftë, është shumë e vështirë, mesazhin tim e përcjell përmes futbollit, do të luajmë futboll dhe do të mundohemi të shpërndajmë energji dhe dashuri në atë mënyrë. Është tragjike kjo që po ndodh sot, nuk duhet ta bëjmë fare. Ne duhet t’i zgjidhim gjërat normalisht. Në vitin 2022, dhe jo të kalojmë nëpër luftëra në të cilat njerëzit duhet të vuajnë për shkak të gjërave që nuk duhet. Sapo e kaluam pandeminë, dolëm prej saj dhe lufta atje filloi.” ka thënë Ibrahimoviq.

Presidenti rus, Vladimir Putin para afër një muaji dha urdhër ushtrisë për të pushtuar Ukrainën, luftë e cila çdo ditë po sjell viktima dhe terror në territorin ukrainas.

Ibrahimoviq ndryshe është 40-vjeçar dhe aktivizohet te skuadra italiane, Milan. /Demokracia.com/

Të ngjashme