Ish-futbollisti Zlatan Ibrahimoviq është shprehur i lumtur që Lionel Messi zgjodhi Amerikën për të vazhduar karrierën.
Kjo sipas veteranit suedez është që amerikanët pas ikjes së tij, u kthyen të shikonin sport tjetër e jo futbollin.
“Jam i lumtur për amerikanët, për shkak se mund të shikojnë sërish futboll. Kur e lash Major League Soccerin, ata u rikthyen për të shikuar bejsboll përsëri”, u shpreh Ibrahimoviq.
Kujtojmë, që Ibrahimoviq zhvilloi dy sezone me La Galaxyn në Major League Soccer.