Sport
Ibrahimoviq nuk është ende i gatshëm, mungon ndaj Atletico Madridit
Demokracia
10:48 | 27 Shtator 2021

Share:

Zlatan Ibrahimoviq nuk është ende gati për ta ndihmuar Milanin në sfidat e radhës.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Zlatan Ibrahmoviq nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Pioli as në takimin kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Suedezi këtë edicion ka luajtur vetëm 30 minuta ndaj Lazios, duke shënuar një gol.

Ai ishte kthyer në fushë pas një dëmtimi në gju, por ai pësoi një problem tjetër të ri fizik pas ndeshjes me “Biancocelesti”.

39-vjeçari tani po shërohet nga një dëmtim i tendinit të Akilit dhe sipas gazetës italiane ai mungon në “San Siro” kundër Atleticos.

“Rossonerët” përballen nesër me Atletico Madridin në kuadër të Grupit B në ligën më prestigjioze evropiane. /Demokracia.com

Të ngjashme