Kombëtarja e Suedisë nuk arriti të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.
Suedia u mposht 1-0 në sfidën vendimtare nga Kombëtarja e Spanjës e cila siguroi vendin e parë falë fitores dhe preu biletën për në “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Kjo duket se nuk i pëlqeu sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviqit që u “hakmarrë” ndaj Cesar Azpilicuetas me një veprim të shëmtuar dhe aspak sportiv.
Derisa lojtarët e të dy skuadrave ishin të vendosura në zonën e rreptësisë së Spanjës, sulmuesi 40-vjeçar goditi mbrapa shpinës Azpilicuetan, duke e rrëzuar.
Gjyqtari dhe VAR-i nuk arritën të kapin atë moment, dhe kështu Ibrahimoviqi arriti të shpëtoi pa u ndëshkuar.
Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com
NOOOO ATROPELLARON A AZPI ?????? pic.twitter.com/8Dw5wysLcr
— Falcons (@Falcons) November 14, 2021