Problemi me tendinën e Akilit nuk është zgjidhur ende dhe koha e rikuperimit po zgjat.
Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë në dispozicion të Piolit as për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Italisë kundër Lazios në “San Siro” pasi ende nuk është rikuperuar nga inflamacioni në tendinën e tij, dëmtim të pësuar kundër Juventusit.
Sulmuesi suedez, i cili vazhdon të punojë në palestër, është në dyshim edhe për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias .
“Durim” shkroi Ibra në Tëitter së bashku me një video ai shikohet teksa vazhdon stërvitjen e tij me një thes grushtimi.
Më poshtë mund ta shikoni videon e publikuar nga Ibra./Demokracia.com/
Patience pic.twitter.com/to3TggUcar
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) February 7, 2022