Zlatan Ibrahimoviq drejtoi Milanin drejt një fitore të rëndësishme ndaj Fiorentinës 3:2 dhe ai ishte shumë pranë ta shënojë njërin prej golave më të mirë në karrierën e tij.
Pavarësisht faktit se është afër të bëhet 40 vjeç, Zlatan është ende një mjeshtër futbolli, shkruan Demokracia.com.
Mbrëmë në “Artemio Franchi” ai ishte shumë pranë ta shënonte një gol të jashtëzakonshëm.
Nga një pozicion shumë të vështirë nga krahu i majtë, Ibrahimoviq tentoi ta befasojë portierin e Fiorentinës.
Megjithatë, me shumë fat, Fiorentina nuk e pësoi këtë gol. /Demokracia.com