Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq thotë se i ka premtuar trajnerit të Suedisë, Janne Andersson që të jetë “deçizivë” për Suedinë.
39-vjeçari është rikthyer në Kombëtaren e Suedisë këtë muaj dhe ai është i përgatitur për të dhënë kontribut për vendin e tij, shkruan Demokracia.com.
Këtë muaj, Suedia përballet në mes të disa ndeshjeve edhe me Kosovën në Prishtinë më 28 mars në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2022.
“Ne u takuam me trajnerin, të vetëm dhe folëm për gjithçka. Ishte takim pozitiv ku ne diskutuam shumë dhe vendosëm atë që është më e mira për Suedinë”, ka thënë sulmuesi me prejardhje boshnjake.
“Ne e dimë se çfarë është më e mira për Suedinë dhe unë tani jam i ulur para jush. Nuk është se emri im është Zlatan Ibrahimoviq, por përse e meritoj këtë. Ndihem i gatshëm dhe dua të kontribuoj për kombëtaren”, tregoi futbollisti i Milanit.
“Dua ta vendos eksperiencën time në dispozicion të skuadrës dhe i kam premtuar trajnerit se do të jem deçiziv. Por, tani duhet ta dëshmoj këtë në fushë”, shtoi Ibrahimoviq në mes të tjerash. /Demokracia.com