Sport
Ibrahimoviq humb garën për çmimin e “Lojtarit të Vitit” në Suedi
Demokracia
15:17 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq e ka humbur garën për çmimin e “Lojtarit të Vitit” në Suedi.

Mesfushori i RB Leipzig, Emil Forsberg është fitues i çmimit prestigjioz individual në shtetin skandinav, përcjell Demokracia.com.

Ibrahimoviq fitoi trofeun e “Lojtarit të Vitit” në Suedi 12 herë, por në vitin 2021 ai e ka humbur nga bashkëkombasi, Forsberg.

40-vjeçari iu bashkua Milanit nga LA Galaxy në janar 2020, duke i ndihmuar ata në vendin e dytë në Serie A sezonin e kaluar dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas një mungese shtatëvjeçare.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shtatë gola dhe dy asistime në 11 paraqitje në Serie A.

Çmimi është dhënë nga një juri e gazetarëve sportivë suedezë dhe Forsberg u zgjodh pas nëntë golave ​​dhe gjashtë asistimeve sezonin e kaluar, ndërsa ai tashmë ka gjetur rrjetën gjashtë herë në sezonin aktual për RB Leipzig. /Demokracia.com/

Të ngjashme