Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic u largua nga Bayern Munchen dhe u transferua në formë huazimi te skuadra nga Italia, Lazio.
Gjatë intervistës së parë për faqen zyrtare të klubit nga Serie A, Ibrahimovici shqiptar tha se njeh disa lojtarë, veçanërisht mbrojtësin e njohur shqiptar, Elseid Hysajn, shkruan indeksonline.
“Kam njohur disa nga lojtarët e Lazios, veçanërisht Elseid Hysajn, për shkak të prejardhjes sonë të përbashkët”, u shpreh Ibrahimovic