Sport
Ibrahimovic: Respekt për Marokun por Kupën e Botës e ngre Messi
Demokracia
12:28 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Zlatan Ibrahimovic tha se “gjithçka është shkruar tashmë” që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës në përpjekjen e tij të pestë.

Sulmuesi i Milnit beson tek ai dhe Argjentina e tij, pasi i ndjek të gjitha ngjarjet nga Doha në Dubai, që nuk është edhe aq larg.

“Unë mendoj se tashmë është shkruar se kush do ta fitojë Kupën e Botës – dhe ju tashmë e dini se kë dua të them. Mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, është e shkruar gjithandej… – tha Ibrahimovic, i cili luajti vetëm dy herë në Botëror.

Nga kampi stërvitor i Milanit në Dubai, Ibrahimovic thotë se Franca dhe Kroacia janë “skuadra kombëtare të forta”, por beson se është e pashmangshme që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës. Ai gjithashtu ka shprehur respekt për Marokun.

“Nuk janë surprizë për mua sepse e dija që para fillimit se ishin të mirë. Dhe në Kupën e Botës çdo gjë mund të ndodhë” – tregoi Zlatan Ibrahimović dhe tha se arritja në gjysmëfinale është një sukses i madh dhe se ata duhet të shijojnë momentin dhe të përdorin adrenalinën. /Demokracia.com

Të ngjashme