Kuriozitete
Ibrahimovic: Man United më hoqi një euro nga paga mujore sepse piva një pije para ndeshjes
Demokracia
21:52 | 29 Qershor 2023

Share:

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka treguar disa prapaskena interesante si Manchester Unitedi ia hoqi një euro kur ai e piu një pije në hotel para ndeshjes.

Suedezi ishte pjesë e Ibrahimovicit para se të kthehej te AC Milani, skuadër tek e cila u pensionua në fundin e sezonit.

Ibra është rikthyer të flet për kohën te Man Unitedi, ku mbeti i shokuar si klubi anglez ia largoi një euro nga paga mujore shkaku që piu një pije.

“Një ditë isha në hotel me skuadrën para ndeshjes. Isha i etur dhe shkova te një kafe dhe mora një pije. Ne luajtëm pastaj shkuam në shtëpi”.

“Koha kaloi dhe erdhi paga ime. E realizova që ata kishin larguar një euro nga paga mujore. E telefonoj trajnerin “Më falni, pse e kanë larguar një euro nga paga ime”. Ai më thotë “Ishte një pije nga kafja”, “A je duke bërë shaka?” “Jo nuk jam. Këtu nëse merr diçka duhet të paguash”.

“Sigurisht, unë nuk shkova në hotel me kërkesat e mija. Nuk isha në pushime. Ishte vendi im i punës. Isha aty shkaku i Man Unitedit. Nëse do të luaj dhe jam i etur, më duhet të pi”.

“A mund ta besoni? Një gjë e tillë nuk mund të ndodh kurrë në Itali. Këto janë detajet që e bëjnë ndryshimin dhe e fitojnë respektin e lojtarëve”.

Si pasojë e lëndimeve të shumta, Ibrahimovic njoftoi pensionimin nga futbolli aktiv.

Të ngjashme