Sport
Ibrahimovic flet para ndeshjes me Kosovën
Demokracia
17:43 | 18 Mars 2021

Share:

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic befasoi të gjithë kur vendosi të rikthehet në Kombëtaren e Suedisë aty ku kishte hequr dorë pesë vjet më parë.

Ai për mediat suedeze ka folur për këtë rikthim derisa ka thënë se është këtu që e meriton dhe asgjë tjetër.

Unë jam kthyer sepse e meritoj atë, për atë që kam bërë muajt e fundit,  jo sepse emri im është Zlatan dhe se unë jam Ibrahimovic , por për atë që kam bërë në fushë. Unë mund ta ndihmoj ekipin në mënyra të ndryshme”, tha Ibra.

Ibrahimovic pritet të zbres në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 28 mars aty ku zhvillohet ndeshja Kosovë – Suedi në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme