Lajme
Ibrahimi thotë se niveli qendror takimet me kryetarët nuk duhet t’i mbajë në restaurante, por në Qeveri
Demokracia
20:27 | 28 Prill 2023

Share:

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se niveli qendror nuk duhet t’i mbajë takimet me kryetarë në restaurante, por në Qeveri- aty ku sipas tij, duhet të zhvillohen.

Ibrahimi  në Tëvë1 ka thënë se nëse nuk ka zgjidhje dhe ka kokëfortësi nga niveli qendror kundrejt komunave, atëherë nuk e di pse duhet të mbahen këto takime.

“Takimi i fundit i thirrur nga niveli qendror, e cila ishte për të diskutuar një temë, e cila ishte për efiçiencë të energjisë dhe investime, ku ne si asociacion jemi pjesë e bordit, por kemi qenë të anashkaluar, nuk ka problem. Mund ta shiheni se sa kryetarë kanë qenë prezent aty. D.m.th, edhe kryetarët, shko në takimin e parë, në të dytin e nuk ka efekt. I mban takimet nëpër restaurante në vend që t’i mbajë në Qeveri, aty edhe ku është vendi për tu mbajtur. Atëherë në këto raste shihet mosseriozitet. Nëse nuk ka zgjidhje dhe ka kokëfortësi nga niveli qendror, kundrejt komunave, atëherë nuk e di pse duhet të mbahen këto takime”.

“Nëse ka tendencë për të marrë vendime pa konsulta me publikun, gjë që nuk ndodh në shtete demokratike, atëherë po i lejojmë që të merret më auditime, shqyrtime të raporteve të auditimit të ndërmarrjeve publike-lokale, le t’i ngriten faturat e tatimit në pronë, le t’ia merr mjetet buxhetore komunave, mos të investojë në projekte të reja kapitale dhe për këtë nuk e di pse duhet të shtrohet pyetje a duhet të këtë vetëm nivel qendror, apo edhe lokal. Edhe pse me kushtetutë duhet t’i kemi dy nivele”, ka thënë ai.

Të ngjashme