Lajme
Ibrahimi: Sipas draftit të publikuar “Zajednica” do të ketë kompetenca ekzekutive
Demokracia
21:58 | 28 Janar 2023

Share:

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka komentuar gjerë e gjatë publikimin e draft Statutit nga OJQ gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Sipas tij neni 5 i publikuar në këtë draft që ende nuk është zyrtar por vetëm si draft, sipas tij i lejon “Zajednicës” kompetenca ekzekutive.

“Një ndër pika ku gjykata kushtetuese ka thënë se nuk është në frymën kushtetuese te ato 23 nene është- Etnia e këtij mekanizmi, pra edhe në këtë dokument FES, nuk e di nëse është final, por kam vërejtur që ka elemente të marrëveshjes të 2013, 2015 por kanë marrë diçka edhe nga Statuti jonë, sa i përket organizmit të brendshëm etj , mirëpo këtu çdo mekanizëm i cili mund të quhet Asociacion nuk mund t`i kufizohet anëtarësia një komune dhe me vetë faktin që është kufizuar në 10 komuna e bënë një mekanizëm që nuk mund të .. çdo mekanizëm që mbron interesat e komunës, jo për shkak të komunës, por mbron qytetarët që jetojnë në ato komuna pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Nëse është i shkruar drafti në dhjetë komuna e kufizon prej fillimit që komunat tjera të anëtarësohen sepse thotë ky mekanizëm krijohet për ato komuna, pra me shumicë të popullatës serbe. Mua s`më ka rastit të kem parë mekanizëm të tillë diku në Evropë. Në nenin 5, thuhet se aty do të ketë kompetenca ekzekutive, por thuhet se edhe mund t’i delegohen kompetenca shtesë”, thotë ai.

Të ngjashme