Lajme
Ibrahimi: Projektet më të mëdha kapitale kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Thaçit
Demokracia
22:53 | 20 Korrik 2022

Share:

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës duhet t’i njihen meritat e shumta në zhvillimin e vendit.

Duke listuar punët që janë kryer gjatë qeverisjes së PDK-së, Ibrahimi tha se investimet më të mëdha kapitale kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit.

“Po bëhemi viktimë e këtij diskursi se që 20 vjet është shkatërruar gjithçka kadal, në vitin 2008 vendi e ka shpallur pavarësinë, është suksesi më i madh i popullit shqiptar në këtë shekull, projektet më të mëdha kapitale kanë ndodhur në qeverisjen e zotëri Thaçit, duhet të ia njohim edhe meritat”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha më tej se nuk duhet të mendojmë që nuk është bërë asgjë gjatë 20 viteve.

“Cilat janë projektet më të mëdha kapitale që kanë ndodhur në këtë vend? Nëse je i djathtë e përkrah dhe e përqafon atë model ekonomik. A janë projektet më të mëdha që kanë ndodhur gjatë kësaj qeverisje? Të mos bëhemi viktimë e diskursit se qe 20 vjet nuk ka ndodhur asgjë”, tha Ibrahimi në Klan Kosova.

Tutje Ibrahimi tha se Qeveria Kurti sot krenohet me punët të cilat janë bërë nga pushtetet e mëhershme, derisa shtoi se suksesi më i madh i vendit që është shpallja e pavarësisë ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

“Që nga shpallja e pavarësisë ky vend ka ndërtuar institucione me të cilat edhe sot kjo qeverisje krenohet. Përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave e ka bërë qeverisja e kaluar, se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, dhe thotë “ne i kemi përmbushur kushtet” dalin flasin për institucionet, shërbyesit civil, institucionet që janë ndërtuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ato i ka bërë dikush, tash të mos hedhim gjithçka në pleh sa na ka ndodhur një 14 shkurt”, tha Ibrahimi.

Të ngjashme