Lajme
Ibrahimi për reciprocitetin: S’ka marrëveshje të re, po zbatohet ajo e 2011-ës
Demokracia
21:49 | 01 Shtator 2022

Share:

Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet e identifikimit.

Bazuar në këtë marrëveshje, pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje/dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare, me kusht që në të gjitha pikëkalimet kufitare të vendosë tabela, ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ujdia po zbatohet nga të dyja palët.

Kjo u vërtetua edhe nga gazetarët e Klan Kosovës, që ishin në pikat kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë.

Madje vetë gazetari Drin Demiri ishte ai që e “testoi” zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke e kaluar kufirin në Jarinjë me letërnjoftim, duke mos u pajisur me letrën për hyrje/dalje.

Sipas opinionistit Ilir Ibrahimi, po zbatohet marrëveshje e arritur në vitin 2011.

Ibrahimi tha, në emisionin ‘Rubikon’, se nuk ka marrëveshje të re.

Të ngjashme