Arbëria dje pësoi një humbje të hidhur në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, pasi u mposht nga Feronikeli me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.
Ky eliminim ishte bukur i dhimbshëm, por ajo që ra në sy ishte mungesa e papritur e kapitenit të Arbërisë, Labinot Ibrahimi.
Ai para ndeshjes kishte pësuar një lëndim bukur të rëndë në sy, duke i pamundësuar të paraqitet në lojë.
Ibrahimi për Demokracia.com ka folur për lëndimin dhe kohën kur mund t’i kthehet fushës, e që sipas të gjitha gjasave ai do t’i humbë disa ndeshje.
“Është e vërtetë që kam munguar në ndeshjen e Kupës për shkak të një lëndimi që kam pësuar në sy. Ka qenë një lëndim shumë serioz po fal zotit kaloi pa pasoja dhe tash jam duke e marrë vetën”, ka thënë Ibrahimi për Demokracia.com, duke shtuar se tash është nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe nuk e ka të saktë se kur mund të rikthehet.
“Nuk e di saktë sa do të mungoj. Jam në shërim e sipër dhe do të jenë mjekët ata që do të caktojnë datën e kthimit. Më vjen shumë keq që nuk munda t’i ndihmojë shokët në ndeshjen e Kupës por kështu e ka jeta. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt”, ka përfunduar mbrojtësi lipjanas, Labinot Ibrahimi. /Demokracia.com