Lajme
Ibrahimi: Jemi duke i kthyer aleatët tanë kundër nesh
Demokracia
18:32 | 21 Nëntor 2022

Share:

Nuk pati marrëveshje me Kosovës dhe Serbisë për targat.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk u dakorduan në Bruksel rreth targave ilegale.

Për këto zhvillime foli edhe opinionisti Ilir Ibrahimi.

Ibrahimi tha në Info Magazine në Klan Kosova se me veprimet e tilla po i kthejmë aleatët kundër nesh.

Ai theksoi se për zhvillimet e sotme në kryeqendren evropiane do të ketë reagime edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë.

“Ne kemi filluiar që të shohim deklaratat e liderëve botërorë , të cilët fajin e lënë tek Kosova dhe unë do ta pyesja vetën se si kemi arritur që ta kthejmë të gjithë botën kundër neve dhe t’i themi vetës dinjitoz, këtë nuk po e kuptoj”, tha Ibrahimi.

“Me çfarë mund të krenohemi? Kur e patëm ambasadorin anglez, e patëm zotërin Borrell dhe do të kemi edhe reagime të tjera. Kemi pasur një heshtje të SHBA-së, e kemi pritur sepse e kemi injoruar totalisht”.

Të ngjashme