ShowBiz
Ibrahim Tatlises shpërndan 3 mijë bukë për banorët e prekur nga tërmeti
Demokracia
08:54 | 10 Shkurt 2023

Share:

Njëri nga personat e parë që iu ka dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti në Turqi, duke filluar prej laxhes së tij, ishte edhe artisti Ibrahim Tatlises.

Tatlises bëri marrëveshje me një furrë buke që të shpërndaj nga 3 mijë bukë në ditë për 10 ditë rresht.

Banorët e lagjes u takuan me Tatlises dhe e falënderuan për këtë gjest human.

Kujtojmë që në tërmetin që goditi javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 16 mijë persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 20 mijë

Të ngjashme