Lajme
IAEA jep alarmin: Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias është jashtë kontrollit
Demokracia
18:10 | 04 Gusht 2022

Share:

Termocentrali bërthamor ukrainas i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë dhe i pushtuar nga forcat ruse, është “plotësisht jashtë kontrollit”. Sipas mediave ndërkombëtare, alarmi është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Rafael Grossi

“Ka një katalog gjërash që nuk duhet të ndodhin kurrë në asnjë central bërthamor”, nënvizoi Grossi, duke shtuar se situata është shumë e brishtë. Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur në një mënyrë ose në një tjetër dhe nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”.

Ndërkohë çështja bërthamore iraniane është në qendër të bisedimeve në Vjenë, pasi kryenegociatori për Teheranin, Ali Bagheri Kani, ka mbërritur për një raund të ri bisedimesh për të rifilluar marrëveshjen e vitit 2015, e njohur si Jcpoa, raporton Irna.

Raundi i ri i bisedimeve do të shërbejë për të verifikuar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara në lidhje me paktin, siç raportohet nga Irna. Kryenegociatori, Ali Bagheri Kani, Bagheri Kani kishte njoftuar dje se po shkonte në Vjenë ku është planifikuar një raund i ri bisedimesh për rinisjen e JCPOA.

Pas tërheqjes së SHBA-së nga pakti në vitin 2018 dhe rifillimit të aktiviteteve të pasurimit të uraniumit nga Teherani, nëntorin e kaluar Irani, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania u rikthyen në tryezën e negociatave për rinisjen e JCPOA, por që nga marsi bisedimet kanë ngecur./A2CNN

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024