Lajme
Ia zbuloi lidhjen 5-vjeçare me një serbe, ja çfarë shkruante Kurti për takimin miqësor me politikanin serb, Çedomir Jovanoviq
Demokracia
20:51 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka ngritur disa pretendime në lidhje me kryeministrin Albin Kurti, në një paraqitje të tij në televizionin serb “Tv Happy”.

Sipas politikanit serb që njihet për miqësinë me Kurtin, shefi i Qeverisë së Kosovës ka qenë në lidhje dashurie me një serbe për rreth pesë vite, shkruan Demokracia.com.

Por, në vitin 2018, Albin Kurti kishte pasur një takim shumë miqësor me politikanin serb, i cili sot ia zbuloi lidhjen me një grua të nacionalitetit serb, në të cilin kishin diskutuar shumë tema që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë.

“Sot, në Prishtinë, u takova me kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, z.Çedomir Jovanoviq. Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish-Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan.”, shkruante Kurti në atë kohë.

Sipas Kurtit, Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Millosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit.

Veç tjerash, politikani properëndimor fillimisht ka thënë se dëshiron të vizitojë Kosovën.

“Dëshiroj të shkoj në Kosovë. Kam qenë atje moti. I kam njohur të gjithë. Ne e kemi vrarë një njeri të mrekullueshëm, Fehmi Aganin. Nuk na pëlqeu Rugova”, ka thënë ai.

Këtu, moderatori i emisionit Milomir Mariq ka thënë se “këtë e ka thënë Azem Vllasi”.

Pas kësaj deklarate, Jovanoviq ka thënë se Kurti “nuk është problematik” dhe ka përmendur një lidhje të tij me një qytetare serbe për rreth pesë vite.

“Po themi Kurti është problematik. Pse është problematik djali? Dashuria e jetës së tij ka qenë një serbe me të cilën ka qenë pesë vjet në lidhje, mos të tregoj se për kë bëhet fjalë”, tha ai.

Gazetari duke komentuar këtë çështje, pretendoi se bëhet fjalë për vajzën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Çka ka lidhje vajza e kujt ka qenë?” ,është përgjigjur Jovanoviq.

Ndërkaq, Mariq vijoi duke thënë se “ajo është vajza e Zoran Sokoloviqit”.

Megjithatë, Jovanoviq ka vazhduar duke lënë se të kuptohet se nuk ka rëndësi për kë bëhet fjalë.

“Çka ka lidhje vajza e kujt është? Edhe ai është në problem si ne. Edhe ai është nën presion, siç jemi ne nën presion.”, u shpreh Jovanoviq.

Diskutimin mes politikanit serb dhe moderatorit, mund ta ndiqni nga minuta 14:57. /Demokracia.com/

Të ngjashme