Sport
Ia vunë thikën në fyt në mes të natës, talenti i Man United i mbijetoi tmerrit
Demokracia
17:51 | 27 Mars 2022

Share:

Shtëpia e Tahit Chong, një futbollisti të ri të Manchester United,  një është plaçkitur, madje duke iu kërcënuar edhe jeta e tij.

Disa hajna me maska, të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tij rreth orës tre të një nate më parë, i kanë vënë një thikë në fyt teksa flinte dhe i kanë kërkuar që t’i dorëzojë të gjitha sendet e çmuara atij, njoftojnë mediat britanike, përcjell Demokracia.com.

Menjëherë pas kësaj ai ka telefonuar policinë dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Mançester janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Vetëm që nga Krishtlindjet Katolike para Chong, katër futbollistëve nga City dhe United u janë plaçkitur shtëpitë.

Në fillim të këtij muaji është plaçkitur shtëpia e Paul Pogba, ndërsa para tij janë plaçkitur edhe Victor Lindelof, Jesse Lingard dhe Joao Cancelo./Demokracia.com/

Të ngjashme