Lajme
Ia mori 450 euro dhe nuk ia ktheu, arrestohet gjilanasi
Demokracia
09:33 | 06 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes.

“MASHTRIM-Rr. Adem Jashari, Gjilan 27.06.2021 – 14:00-16:00. Më datë 05.06.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar  pasi që i njëjti i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme