COVID-19KosovaSot:331Të gjitha:284,013|Bota 589,655,224
Kuriozitete
Ia kaluan gabimisht 286 herë rrogën në llogari, punëtori jep dorëheqje dhe zhduket
Demokracia
14:32 | 02 Korrik 2022

Share:

Gabimet bëhen dhe në listën e pagave. Megjithatë, një burrë nga Kili u befasua kur pa në llogarinë e tij bankare se i kishin kaluar pagën e tij 286 herë.

Pra, në vend që t’i jepnin një rrogë, i dhanë…286 rroga. Ai i premtoi punëdhënësit se do t’ja kthente por më pas dha dorëheqjen dhe u zhduk.

Incidenti ndodhi në maj të këtij viti kur kompania aksidentalisht i pagoi punonjësit rreth 165,398,851 pesos kilian në vend të 500,000 pesos, që ishte paga e tij mujore. Kur menaxhmenti kontrolloi të dhënat, zbuloi se i kishin paguar punonjësit rreth 286 herë më shumë se paga e tij mujore.

Megjithatë, më 2 qershor ai dërgoi dorëheqjen. Kompania ka regjistruar një ankesë ndaj punonjësit dhe iu drejtua institucioneve ligjore për të tërhequr paratë. /abcnews.al

Të ngjashme