Zyra e Presidencës ka dalë me një sqarim lidhur me një lëshim teknik që është bërë për agjendën mediale të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
ZRPK njofton se është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023).