ShowBiz
Ia fshiu mesazhin e vajzës, Monika Salihu i reagon ashpër Edonës: Nuk qenke normal
Demokracia
20:13 | 05 Nëntor 2023

Share:

Edona James dhe Monika Salihu kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë ditës së sotme (e diel) në Big Brother VIP Kosova 2.

Gjithçka nisi pasi transgjinorja ia fshiu një mesazh këngëtares së njohur, të cilin ia dërgoi vajza e saj.

Kjo e lëndoi Monikën dhe më pas iu kap biondes, duke i thënë se nuk duhej ta bënte këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Edona nga ana tjetër i tha se nuk e bëri me qëllim dhe se nuk e dinte për mesazhin.

“Boll më. Po e bëj unë për kamerë fjalinë e çikës tem, nuk qenke normal. Unë nuk bëj shou. Kamerë edhe shou mos përmend, e bëj të madhe se më lëndoi. Mos thuaj shou”, u shpreh Salihu.

Foto: Screenshot/YouTube

Edona nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk e bëra me qëllim, të kërkova falje”.

Vajzat më pas vazhduan diskutimin duke e fajësuar njëra-tjetrën në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Prill 2025