Lajme
I zhvati shqiptarit nga Kosova 16 mijë euro për një pasaportë, arrestohet mashtruesja që premtonte punë jashtë vendit
Demokracia
22:12 | 31 Maj 2022

Share:

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.

Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.

Burime bëjnë me dije për ABC se ndaj 31-vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Të ngjashme