Sport
I zhgënjyer me humbjen, Arbnor Morina merr përgjegjësinë e plotë
Demokracia
15:13 | 19 Shkurt 2021

Share:

Arbëria ka pësuar një disfatë të thellë sot përballë Prishtinës në sfidën e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokrcia.com.

Kjo humbje është përjetuar keq nga shtabi teknik i skuadër së Arbërisë, derisa trajneri Arbnor Morina për “Arts Sport” ka thënë se e merr përgjegjësinë e plotë.

“Gjithçka shkoi keq nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e saj. Nuk ishim në gjendje për të reaguar pas çdo goli të pësuar dhe kjo edhe falë paraqitjes së Prishtinës, e cila e dominoi ndeshjen dhe me shumë meritë e fitoi atë.

Në skuadrën tonë nuk funksionoi asgjë, munguan shumë elemente të cilat më së miri e përkufizon rezultati final i ndeshjes. Ndoshta është dështim i imi sepse kam gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve, ose ndoshta edhe në taktikën e ndeshjes”, theksoi Morina .

Arbëria për momentin nuk ndryshon pozicion në renditjen tabelare, mirëpo rrezikon shumë pasi që ka vetëm 22 pikë, dhe lufta për mbijetesë do të jetë bukur e vështirë. /Demokracial.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024