Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pretendojnë se kanë 3 ditë që nuk e kanë lajme prej tij.
Ai është shpallur në kërkim prej muajit maj, por mendohet se kurrë nuk është larguar nga Shqipëria, edhe pse pretendohet se kishte ikur në Dubai. Por të dhënat tregojnë se nuk ka pasur asnjë lëvizje jashtë vendit.
Madje ai besohet se ka qenë në qytetin e Laçit më 18 Korrik, në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të kushëririt të tij Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në masakrën e Fushë Krujës.
Ditën e varrimit mendohet se brenda makinës së blinduar “Toyota Land Cruiser”, e cila përdorej nga Ylli Brahimi, atë ditë i ishte dhënë Martinajt për të shkuar në varreza. Madje Dosja.al publikoi një foto ku dukej edhe tufa me lule që Martinaj la në varrin e nipit të tij.