Auto&Tech
I zë vendin Chiara Ferragnit: 21-vjeçari që ironizonte në TikTok më i ndjekuri në Instagram në Itali
Demokracia
08:24 | 23 Qershor 2021

Share:

Blogerja Chiara Ferragni nuk është më “mbretëresha e Instagram-it” në Itali, pasi është ‘rrëzuar’ nga një 21-vjeçar, Khaby Lame, që është bërë shumë i famshëm me videot e tij në TikTok.

Lame ka kapur shifrën e 24 milionë ndjekësve, duke lënë pas Ferragnin me 23.9 milionë të tillë.

Khaby Lame në të vërtetë mbretëron në TikTok, ku ai është profili i tretë më i ndjekur në gjithë botën me 74 milionë ndjekës.

Në pranverën e 2020-s, Khaby Lame vendosi të hapte një adresë në TikTok për të realizuar disa video gazmore. Në video ai reagon në mënyrë të çuditshme ndaj ‘trukeve’ që qarkullojnë në rrjet, për të lehtësuar punë në gjërat e përditshme, por që në fakt, janë thjesht më të komplikuara seç duhet.

Ironia e të riut mori famë dhe sot Lame merr dhe para nga Tik Tok. TikTok paguan 0.01 euro për 1000 shikime dhe në muajin e fundit 21-vjeçari ka arritur 1 miliard e 977 milionë shikime.

Të ngjashme