Lajme
I vrari në Skenderaj ishte mërgimtar, kjo dyshohet të jetë arsyeja banale e konfliktit
Demokracia
21:39 | 23 Korrik 2022

Share:

Burime të sigurta kanë thënë se Besim Musliu nga diaspora ka humbur jetën sonte në fshatin Baks të Skenderaj.

I dyshuari Xhevdet Rexhepi dyshohet se e mbyti atë me armë zjarri.

Sipas burimeve të sigurta të Indeksonline, vrasja ndodhi për një arsyeje banale. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje pasi viktima kishte vozitur veturën me shpejtësi të madhe.

“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat..”, thuhet se është shkaktari I vrasjes së mërgimtarit dhe plagosjes së dy personave të tjerë.

Dorasi, Xhevdet Rexhepi ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në emergjencë.

LAJMI I FUNDIT| Një i vrarë dhe dy të plagosur pas një konflikti në Skenderaj

 

Të ngjashme