Sport
I vodhi Tottit 4 orë Rolex pas divorcit, gjykata i jep të drejtë
Demokracia
11:12 | 02 Qershor 2023

Share:

Pak kohë më parë, mori fund një martesë që dukej shumë e bukur me Franchesko Tottit dhe Ilari Blasit teksa gjërat kanë vazhduar në mënyrën më të keqe të mundshme edhe pas ndarjes.

Ish-bashkëshortja e Tottit, i mori atij 4 orët Rolex në momentin që u ndanë, duke mos ia kthyer më kurrë.

Palët i janë drejtuar gjykatës për ndarjen e pasurisë por edhe për kthimin e orëve, megjithatë nuk është vendosur asgjë për të zgjidhur problemin. Vetë gjykata nuk e ka konsideruar vjedhje marrjen e orëve dhe përgjigja ka qenë e qartë për palët. “Nuk do të kthehen orët me vendim, por mund të gjeni një marrëveshje bashkë për t’i përdorur”.

Tashmë, nëse palët kanë kundërshtime, atëherë mund ta apelojnë duke i vazhduar procedurat gjyqësore edhe më tej. Aktualisht, Toti është në një lidhje me Noemi Boki, lidhja e të cilëve është bërë publike.

Të ngjashme