Sport
I “vodhi” fanellën yllit të skuadrës, tifozi e rikthen atë në klub – Ajax e dërgon në ankand për bamirësi
Demokracia
17:32 | 21 Mars 2022

Share:

Futbollistët e Ajaxit mposhtën në një ndeshje shumë të rëndësishme Feyenoordin, ndërsa heroi i fitores ishte futbollisti brazilian, Anthony. Ai shënoi gol për 3:2 dhe kështu u solli një festë të madhe “shtizave”, e veçanërisht i gëzuar një prej tifozëve që “vodhi” fanellën e brazilianit.

Gjatë festës, një tifoz arriti të gjente një mënyrë dhe të merrte fanellën e Anthony. Ajo lëvizje bëri të qeshin të gjithë, madje edhe vetë futbollistin, por vazhdimi i historisë është edhe më i bukur.

Tifozi vendosi t’ia kthejë fanellën klubit dhe Anthony do ta nënshkruajë atë kur të kthehet nga detyrimet e kombëtares nga Brazili. Pas kësaj, fanella do të dalë në ankand dhe të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë në Spitalin e Fëmijëve në Amsterdam.

Anthony shënoi golin e fitores në minutën e 86-të, i ndihmuar nga Nick Taliafiç dhe e festoi në mënyrë shumë emocionuese./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024