Lajme
I vihet zjarri një lokali në veri të Meksikës, 11 të vdekur
Demokracia
21:09 | 22 Korrik 2023

Share:

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur në një sulm të dyshuar me zjarrvënie në një lokal në qytetin kufitar meksikan, San Luis Kolorado, pasi një klient i dëbuar i vuri flakën me një koktej molotov, thanë të shtunën autoritetet në shtetin Sonora.

Prokurorët e shtetit Sonora thanë se sipas gjetjeve paraprake, i dyshuari ishte i ri, mashkull dhe shumë i dehur në kohën e sulmit në orët e para të së shtunës, dhe ishte hedhur nga lokali për mosrespektim të grave atje, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Më pas ai u kthye dhe hodhi një lloj kokteji molotov në dyert e lokalit, sipas një deklarate nga prokurorët në shtetin që ndan një kufi të gjatë me Arizonën.

Katër nga 11 të vdekurit ishin gra, dhe katër persona të tjerë po trajtohen në spital për plagët e tyre, shtohet deklarata.

Të ngjashme