ShowBiz
I vidhen para e stoli ish-misit Agnesa Vuthaj, prokuroria nis hetime
Demokracia
20:55 | 14 Korrik 2022

Share:

Në paraqitje publike, rrallë mbanë stoli.

Por, në shtëpi ish-misit të Kosovës, Agnesa Vuthajt, dyshohet se sosh iu gjetën me bollëk.

Në shtëpinë e saj në Çagllavicë, dyshohet se iu vodhën rreth 100 mijë euro para të gatshme e rreth 300 mijë stoli ari.

Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se hajnat në shtëpinë e bukuroshes kosovare vodhën qindra mijëra euro para të gatshme dhe stoli.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Detaje ekskluzive nga vjedhja në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, hajnat vodhën mbi 100 mijë euro ‘cash’ e rreth 300 mijë euro stoli

Prokuroria Themelore e Prishtinës, inicioi rast, por jo për të zbuluar prejardhjen e kësaj pasurie.

Këta njëherë po merren me vjedhjen, për të proceduar tutje nëse ka vepër tjetër penale.

Kush mendon se e vodhi mbase do të tregoj vet misi kur të intervistohet nga hetuesit. Por, mbase Vuthaj do të pyetet edhe nëse pasurin që ia morën e fitoi nga katër bizneset të cilat i figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Në njërën prej tyre është pronare e vetme, e në dy të tjera me bashkë aksionar.

Një tjetër që e regjistroi më 2005 thuhet të mos ketë fare kapital.

Televizioni kontaktoi me Administratën Tatimore të Kosovës, të cilët ani se premtuan përgjigje gjatë të enjtes, duke mos dhënë arsyetim në fund thanë se nuk mund të japin informacion, nëse misi kosovar ka kryer obligimin ndaj shtetit.

https://www.youtube.com/watch?v=rVM57n1VIkA

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Hajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, dyshohet se vodhën ari e para qindra mijëra euro

Të ngjashme