Lajme
Duartrokitja “solo” në seancë, Bahtiri tregon pse veproi ashtu
Demokracia
17:47 | 15 Prill 2025

Share:

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi deputetët e sapozgjedhur nuk arritën të votojnë me shumicë për raportin e Komisionit për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve.

Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i zgjedhur, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme të votave.

Në atë moment, një skenë e pazakontë ndodhi në sallën e Kuvendit: deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, nisi të duartrokasë, duke tërhequr vëmendje dhe reagime të shumta.

Pas seancës, Bahtiri sqaroi arsyen e këtij gjesti para mediave.

“Aq e madhe është urrejtja dhe frika e opozitës ndaj Albin Kurtit, sa që as vetvetes nuk po ia besojnë mandatin më!”, tha ai, duke kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj zhvillimeve të fundit politike.

“E bëra për ta përgëzuar opozitën për autogolin që ia bëri vetës në sekondat e para të lojës. Bashkë me Listën Serbe, le të vazhdojnë, sa herë do të provojnë, aq herë do të dështojnë.”

Seanca e radhës pritet të thirret pas një dakordimi të ri mes grupeve parlamentare.

Të ngjashme