Brazili mposhti Korenë e Jugut me rezultatin 4-1 duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Por një moment tjetër nga sfida po bën xhiron në rrjet teksa protagonistë janë Casemiro dhe Neymarit.
Teksa do të niste ndeshja Casemiro iu afrua Neymarit dhe i vuri diçka në hundë. Menjëherë këto pamje u bënë virale dhe miliona fansa kanë ngritur pyetjen se çfarë substancë ishte.
Por gazeta braziliane UOL, ka shuar dyshimet duke shpjeguar se është një pomadë e thjeshtë që përdoret nga disa lojtarë për të hapur gjoksin dhe vrimat e hundës, në këtë mënyrë do të marrin frymë më mirë.
Que carajos acaba de pasar con neymar y casemiro? pic.twitter.com/GEOejHsRYy
— FacuuVillalba (@Faq_villalba) December 5, 2022