19-vjeçari A.Zymeri është varrosur më 24 mars të këtij viti në Dubofc të Vushtrrisë, pasi u vra më 23 mars nga B.Dibrani, i cili e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të cilën ai rëndohet.
Dibrani dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndaj të njëjtit, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur që të vazhdojë paraburgimin edhe për dy muaj.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se fillimisht kërkesën për zgjatje të masës së paraburgimit ndaj Dibranit e ka bërë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, ndaj të pandehurit B.D”.
“Paraburgimi do të vazhdojë nga sot më 23 prill deri më 23 qershor të këtij viti”, tha Haxhaj.