ShowBiz
I uroi vdekjen, Efi Dhedhes bën publik mesazhin dhe emrin e komentuesit
Demokracia
15:38 | 06 Shkurt 2024

Share:

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Efi Dhedhes ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e sa një mesazh ofendues nga një komentues.

“Ishalla vdes”– i ka shkruar një djalë në një fotografi që Efi kishte postuar në InstaStory.

Ndërsa ish-banorja e “BBVA” e ka “ndëshkuar” atë duke e bërë publike mesazhin ofendues dhe emrin e tij.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram

“Mirëmëngjes nga njerëzit e shpifur që mban kjo botë”- ka shkruan Efi krahas fotografisë së profilit të komentuesit.

Ndërsa në një fotografi tjetër që Efi ka publikuar ka shkruar: “Por ti prapë shkëlqe”, derisa ajo buzëqesh.

Të ngjashme