Lajme
I trishtuar nga humbja e saj, del fotoja e parë e Princit Harry që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth
Demokracia
14:28 | 09 Shtator 2022

Share:

Duka i Sussex është fotografuar në aeroport, duke u kthyer në Londër pas vdekjes së gjyshes së tij të dashur. Fotot janë realizuar mëngjesin e së premtes dhe siç e shihni, Princi Harry ishte i veshur me të zeza dhe shumë i trishtuar.

Lidhja e ngushtë e Princit Harry me gjyshen e tij është e njohur dhe humbja e saj pa dyshim e la atë në zi. Duka i Sussex u pa duke u larguar nga Balmoral të premten në mëngjes me një Range Rover. Ai u kthye në Londër ku do të takohet me Meghan Markle.

Pasi u informua për gjendjen shëndetësore të gjyshes së tij, Harry i cili tashmë ishte në Britaninë e Madhe udhëtoi me avion privat në Skoci për të qenë pranë saj. Së bashku me gruan e tij, Meghan Markle, pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, ata shkruan në deklaratën e tyre: “Në kujtim të dashur të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth 1926-2022”.

 

Të ngjashme